E dija prej kohësh që Cinnabon do të vinte në Shqipëri, dhe
sigurisht që isha kurioze t’a provoja duke qenë se nuk kam ndonjë lidhje me
Amerikën, kuptohet përveç mediave.
Është e kuptueshme që një vend i vogël si ne, ku për një kohë
të gjatë kanë munguar kompanitë globaliste, të ketë dëshirën të provojë ato që
ka parë për vite me radhë në media, por nga ana tjetër është gati ironike se si
në kohën kur SHBA po përpiqet të sensibilizojë popullsinë e saj për dëmet e shkaktuara
nga sheqeri dhe industria e ushqimeve të shpejta dhe të procesuara, ne mezi
presim t’i përqafojmë këto produkte që, për më tepër nuk janë as në stilin tonë
të jetesës.
Megjithatë, kthehemi tek Cinnabon ku gjithsej do të gjeni 3
lloje Cinnabon-ësh me 3 shije të ndryshme: kanellë, çokollatë dhe arrë pekane (varietet arre i jugut të Amerikës),
secila prej tyre në variantet classic, mini dhe bites si edhe 2-3 lloje Cupcakes
(vanilje, çokollatë dhe Red velvet).
Për sa i përket roleve me kanellë, mund të them që kanë diçka
të lezetshme, por janë tejet të rënda dhe të sheqerosura. Një miku im më tha:
“Ato haen vetëm njëherë se të mbetet kanella në gojë 2 ditë” dhe në fakt tek
roleja me kanellën Indoneziane (siç marketohet), është tejet e fortë shija dhe
aroma e kanellës sa bëhet mbytëse gati. Për dy llojet e tjera vlen pak a shumë
e njejta histori, të ëmbla, të rënda dhe shumë velëse.
Cinnabon me çokollatë |
Cinnabon me arrë pekane e karamel |
Meqënëse jam fanse e madhe e Cupcake-ve sigurisht që provova
edhe ato. Por edhe në këtë rast zhgënjimi ishte i njejtë. Provova një me vanilje klasike dhe një Red velvet. Ai me vanilje nuk
ishte ndonjë çmenduri shije por të paktën nuk më vendosi në dyshim nëse po
haja kek apo lapsa prej dhjami, si në rastin e Red velvet. Brumi ishte aq i qullët
sa më mbeti në qiellzë dhe ideja e një keku aq të ngjyrosur nëpër gojë vërtet më
bezdisi.
Në këtë rastin e Red velvet, në fakt u tregova pak "naive" se
pyeta stafin e shërbimit se me çfarë ishin cupcakes dhe ato më shpjeguan që
ishin me çokollatë, me vanilje dhe miks…dhe unë zgjodha këtë të fundit që për
shkak të kremit sipër dhe paketimin anash nuk kuptohej që ishte Red velvet, por
gabimi im se këtu vlen gjithmonë ajo shprehja “beso e kontrollo”. Do thoni po
s’ka gjë se nuk është helm. Po, dakord jam unë, por po sikur të kem ndonjë
alergji unë dhe nuk mund ta konsumoj atë produkt? Pastaj meqë ne nuk e kemi për
gjë nëse informohemi apo jo për çka hamë, përse të mos marrim diçka të mirë nga
këto kompanitë e mëdha globaliste që dijnë ca gjëra më tepër për shërbimin dhe
produktet?
Cupcake me vanilje |
Red Velvet Cupcake |
This comment has been removed by the author.
ReplyDeleteThis comment has been removed by the author.
ReplyDeleteCinnabon nuk pretendon të jetë një përfaqësues i ushqimit të shëndetshëm por ka një qëllim të rëndësishëm: si t’i ndihmojë njerëzit të ëmbëlsohen në mënyrë të përgjegjshme.
ReplyDeleteFlisni për praninë e sheqerit. Nëse ne e heqim atë, do të duhet të përdorim ëmbëltues artificialë. E si t’i marrim ndryshe energjitë e ditës? :)
Në lidhje me përbërësit mund t’ju informojmë që të gjitha produktet përmbajnë gjurmë arrash prodhuar me miell që përmban glutinë.
Ne ju mirëpresim kurdoherë dhe nëse e printoni këtë përgjigje e të vini tek ne me këtë fletë, ju Ingrid do të përfitoni 50% ulje në konsumimin tuaj (përjashtohen ofertat).
Faleminderit
ReplyDelete