Thursday, June 14, 2012

Ibiza (e Vlorës)

Plani im për të shkuar në Ibiza këtë verë më duket se dështoi përsëri :(. Pas shumë e shumë kërkimesh nëpër internet për udhëtime, paketa, hotele etj., pasi shqyrtova të gjitha llojet e trajektoreve, mundësive, vendqendrimeve kuptova që kisha tre probleme kryesore:
  1. Isha deri diku vonë për rezervime   : (
  2. Periudha e përzgjedhur ishte e pafavorshme dhe tepër e populluar  : (
  3. Nga Rinasi është e pamundur të gjesh bileta low cost, vërtetë low cost...
Meqë Ibiza më mbeti merak, vendosa të shkoj të paktën në një restorant në Radhimë që quhet pikërisht, Ibiza. Para disa kohësh një mik që I besoj për shije ma kishte rekomanduar dhe shkova për të bërë provën time të radhës.
Ishte ende qetësi në Vlorë dhe në Radhimë në veçanti, sepse ishte data 1 qershor, dhe për fat nuk kishte shumë njerez që të rrezikojnë uljen e cilësisë ndjeshëm.
Restoranti në të vertetë ishte më i këndshëm dhe i rregullt seç mund të jepte përshtypjen nga jashtë. Filluam me antipasta siç na rekomandoi kamarieri. Ajo që mua personalisht më pëlqen të bëj kur shkoj në një restorant është të provoj pjata të reja, të vecanta dhe sigurisht specialitetet e lokalit. Kthehemi tek antipastat, ishin të shumëllojshme, të servirura bukur, të shijshme dhe interesante. Më pas  vijuam me një pjatë peshku më të thjeshtë por të shijshme, por mendoj që specialiteti i restorantit ishte pjesa e antipastave.
Deri këtu është cdo gjë “Sweet” siç do i quaj në këtë blog të gjitha eksperiencat e mira. 

Karkaleca në kripë
Brusketë capreze
Vërtetë “Ibiza” është një restorant që do t’ua rekomandoja miqve të mi dhe që sigurisht do të kthehesha përsëri.  Por do kisha dashur të kisha patur mundësinë që të shprehja kënaqësinë time një menaxheri apo një kryekamarieri apo dikujt që do të përfaqësonte restorantin dhe do të kishte më tepër përgjegjësi në një restorant. Këtij do t'i thoja që çdo gjë ishte shumë e shijshme dhe e servivur në mënyre elegante, do t'i thoja edhe që do kisha dashur që të shfletoja një Menu ku të shikoja specialitetet e restorantit dhe sigurisht edhe çmimet, jo të lira, të tij. Po të ishtë ky person ndoshta do të mund të më rekomandonte ai specialitetet dhe zgjedhja ime mund të kishte qënë edhe më e mirë.  Më pas do t'i thoja edhe që të njëjtin set antipastash (me shumë pak ndryshim në shije) e kisha provuar diku tjetër më parë në një restorant peshku në Tiranë, dhe do kuptoja nëse kishte ndonjë bashkëpunim midis dy restoranteve apo thjesht "plagjiaturë" e njëri- tjetrit.  Me një fjalë, do kisha marrë dhe mbi të gjitha do kisha dhënë shumë informacion të vlefshëm për restorantin, pra do kishim patur një komunikim i cili pa dyshim sjell përmirësim të shërbimit nga njëra palë dhe mirëkuptim nga ana tjetër. Meqënëse kryekamarieri/menaxher imagjinar nuk ishte aty, restoranti nuk e mori mesazhin tim, sado të pavlefshëm, dhe nuk besoj që do e marrë nga ky blog. Po, ‘Komunikimi është çelësi’

Monday, June 4, 2012

Cherry Blossom Girl





Sweet.

Ajo që më pëlqeu shumë ishte një pemë mani në një restorant në Vlorë, por që sapo e pashë më kujtoi një këngë të AIR, Cherry Blossom Girl.
Pas një debati me miken time më të mirë nga Kosova ramë dakord për dy gjëra: që fjalë të njejta kanë kuptime të ndryshme sepse në Shqipëri mani është peme kursë në Ks është shkurre (ajo që ne quajmë manaferra ndërkohë që atë që ne e quajme 'man' në KS quhet 'dud'), në të dy vendet mbledhja është e njejtë, me çarçaf… J


Intro


Kam mendimin që udhëtimet janë shumë të bukura, pavarësisht ku, si dhe kur.
Këtë blog e kam quajtur ‘Sweet and Sour’ për dy arsye: e para sepse përvojat e udhëtimeve në Shqipëri më janë dukur gjithmonë një përzierje e të dyjave, dhe së dyti sepse sugjeron një fushë që unë e kam veçanërisht për zemër, kulinarinë.
Do kisha pëlqyer një term shqip, por dua që pak nga pak blogu të jetë në dy gjuhë dhe të lexohet edhe nga një publik jo shqipfolës.
E fundit: Është shumë e rëndësishme që çdo postim në këtë blog të jetë një opinion apo mendim personal mundësisht origjinal, pa referenca diskriminuese apo ofenduese.