Thursday, June 14, 2012

Ibiza (e Vlorës)

Plani im për të shkuar në Ibiza këtë verë më duket se dështoi përsëri :(. Pas shumë e shumë kërkimesh nëpër internet për udhëtime, paketa, hotele etj., pasi shqyrtova të gjitha llojet e trajektoreve, mundësive, vendqendrimeve kuptova që kisha tre probleme kryesore:
  1. Isha deri diku vonë për rezervime   : (
  2. Periudha e përzgjedhur ishte e pafavorshme dhe tepër e populluar  : (
  3. Nga Rinasi është e pamundur të gjesh bileta low cost, vërtetë low cost...
Meqë Ibiza më mbeti merak, vendosa të shkoj të paktën në një restorant në Radhimë që quhet pikërisht, Ibiza. Para disa kohësh një mik që I besoj për shije ma kishte rekomanduar dhe shkova për të bërë provën time të radhës.
Ishte ende qetësi në Vlorë dhe në Radhimë në veçanti, sepse ishte data 1 qershor, dhe për fat nuk kishte shumë njerez që të rrezikojnë uljen e cilësisë ndjeshëm.
Restoranti në të vertetë ishte më i këndshëm dhe i rregullt seç mund të jepte përshtypjen nga jashtë. Filluam me antipasta siç na rekomandoi kamarieri. Ajo që mua personalisht më pëlqen të bëj kur shkoj në një restorant është të provoj pjata të reja, të vecanta dhe sigurisht specialitetet e lokalit. Kthehemi tek antipastat, ishin të shumëllojshme, të servirura bukur, të shijshme dhe interesante. Më pas  vijuam me një pjatë peshku më të thjeshtë por të shijshme, por mendoj që specialiteti i restorantit ishte pjesa e antipastave.
Deri këtu është cdo gjë “Sweet” siç do i quaj në këtë blog të gjitha eksperiencat e mira. 

Karkaleca në kripë
Brusketë capreze
Vërtetë “Ibiza” është një restorant që do t’ua rekomandoja miqve të mi dhe që sigurisht do të kthehesha përsëri.  Por do kisha dashur të kisha patur mundësinë që të shprehja kënaqësinë time një menaxheri apo një kryekamarieri apo dikujt që do të përfaqësonte restorantin dhe do të kishte më tepër përgjegjësi në një restorant. Këtij do t'i thoja që çdo gjë ishte shumë e shijshme dhe e servivur në mënyre elegante, do t'i thoja edhe që do kisha dashur që të shfletoja një Menu ku të shikoja specialitetet e restorantit dhe sigurisht edhe çmimet, jo të lira, të tij. Po të ishtë ky person ndoshta do të mund të më rekomandonte ai specialitetet dhe zgjedhja ime mund të kishte qënë edhe më e mirë.  Më pas do t'i thoja edhe që të njëjtin set antipastash (me shumë pak ndryshim në shije) e kisha provuar diku tjetër më parë në një restorant peshku në Tiranë, dhe do kuptoja nëse kishte ndonjë bashkëpunim midis dy restoranteve apo thjesht "plagjiaturë" e njëri- tjetrit.  Me një fjalë, do kisha marrë dhe mbi të gjitha do kisha dhënë shumë informacion të vlefshëm për restorantin, pra do kishim patur një komunikim i cili pa dyshim sjell përmirësim të shërbimit nga njëra palë dhe mirëkuptim nga ana tjetër. Meqënëse kryekamarieri/menaxher imagjinar nuk ishte aty, restoranti nuk e mori mesazhin tim, sado të pavlefshëm, dhe nuk besoj që do e marrë nga ky blog. Po, ‘Komunikimi është çelësi’


Karkaleca me spek dhe pjepër
Gjinkallë krudo


















E fundit: U riktheva përsëri këtë javë, por për drekë këtë herë, dhe doja diçka të veçantë. Me këtë rast kamarieri më pyeti çfarë doja...po ta dija nuk do kërkoja diçka të veçantë besoj....
Gatimi ishte ende i mirë, edhe pse përsëri do kisha dashur të provoja diçka më interesante, pa u bërë kurioze nga pjatanca në tavolinën ngjitur. Në fund, na shërbyen akullore dhe fatura ishte disi e papritur.... me një fjalë, problemi i Menusë ishte ende aty.
Qershia mbi tortë? – Muzikë rock në sfond (Për ilustrim: Metallica- Enter Sandman, AC/DC – Thunderstruck), me zë të lartë, në orën 15.00, në bregdet, Ohhhhhhh : (
   
  *Opinionet e shprehura nga unë në këtë blog nuk kanë për qëllim ofendimin e restorantit të permendur, është thjesht një “kritikë miqësore” 

No comments:

Post a Comment